November 28, 2024
Kosova Lajmi i fundit

15 mln euro në vit për 300 qeli! Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e burgut në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, pro kësaj marrëveshje përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së, si dhe disa deputetë të LDK-së.

Marrëveshja në fjalë mes Kosovës dhe Danimarkës është firmosur më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagen.

Me anë të saj, vendi skandinav merr me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh. Danimarka po e bën këtë në përpjekje për të adresuar shqetësimin serioz të mbipopullimit në burgjet e vendit.