September 11, 2024
Lajmi i fundit Sport

Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, fiton trofeun e parë europian!

Për herë të parë në historinë e saj si klub, pas 117 vitesh nga themelimi, Atalanta ka fituar një trofe europian duke shkruar kshu në Dublin të Irlandës historinë me fitimin e finales së Europa League, ndaj Bayer Leverkusenit 3-0. Atë që nuk kishte bërë asnjë skuadër në këtë edicion ndaj gjermanëve të Xabi Alonsos, e cila kishte 51 ndeshje pa humbje, pikërisht në ndeshjen e 52-të të tyre të këtij viti futbollistik, ndërpritet rrugëtimi rekord për ta, në këtë finale të madhe.

Atëherë kur më pak pritej, Lookman në minutën e 12-të kalon Italianët në avantazh duke treguar kshu se ecurisë positive të Leverkusenit po i vinte fundit.

Por kur mendohej se do të vinte reagimi i gjermanëve, në minutën e 26-të është sërish Lookman që shënon edhe golin e dytë personal dhe për Atalantën.

Me këto shifra 2-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë që të dyja skuadrat patën edhe raste të tjera shënimi, ndërkohë edhe e dyta fillon me të njëjtet ritme dhe Atalanta bëhet gati të ngre trofeun rreth 15 minuta nga fundi i ndeshjes. Pikërisht në të 75-n vrasësi i Leverkusenin është po i njëhti, Lookman i cili shënon edhe golin e tretë që mund të konsiderohetr edhe goli i knockout-it.

Lookman shndërrohet në heroin e skuadrës së Gasperinit dhe padyshim të kapitenit tonë kuqezi dhe të tyre, Berat Gjimshiti i cili bëhet kshu lojtari i parë shqiptarë që ngre një trofe të Europa League. Nga ana tjetër Leverkuseni ndërpret ecurinë europiane në finale të një sezoni fantastik, ku fituan Bundesligën dhe janë ende në finale e kupës së gjermanisë.