Të tjera detaje kanë dalë nga gjetja e 320 kg drogë brenda 2 kontejnervë me karkaleca në portin e Pireut në Greqi ku mësohet se të arrestuarit janë Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç.
Bëhet me dije se Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij. Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe.
Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi.