November 29, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit

NGA REFIK HASANI

Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të kohëzgjatjes së negocimit, arrihet Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit zyrtar dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues Politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket MUSLIU.

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin pasi kan kaluar po jemi afër çerek shekulli.
Ne, Shqiptarët, për shkak diskriminimit ishim në një kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.
Beogradi zyrtar, jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën Kombëtare, Milicinë, Policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, Policinë Ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si:
I. Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura në biseda të shpeshta informative, jan keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,

III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj

Vazhdohet sipas asaj që u arrit konform Testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё Policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё Këshlit të Sigurimt tё Organizatë së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi KUFIZIMET, konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të
1. Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut e vitit 1948,
2. Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
3. Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe
4. Udhëzues mbi Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Marrëveshje e Konçulit, do të duhej të rishikohet për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbesin garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo marrëveshje, do të duhej të rishikohet zbatueshmëria, si për :
I. Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen e 48 minibazave në Zonën Tokësore të Sigurisë, pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon, kjo është mos zbatim i Marrëveshjes së Konçulit,

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit,
III. Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe në hierarkinë komanduese e zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,
Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4 dite, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj Marrëveshja e Konçulit, është momenti fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet dhe të dilet me një konstatim pasi Marrëveshja e Konçulit, ishte rrjedhojë e kryengritjes ësë armatosur përmesë Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992.

Kur kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik.

Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.

*Autori i këtij vështrimi është Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi Marrëveshjen e Konçulit.

(Në Foto 1 dhe Foto 2 shfaqet Platforma për parandalimin e konflikteve të armatosura dhe zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.)

21 Maj, 2001 (Foto 3) nënshkruhet edhe Amnistia nga ana e Qeverisë së Serbisë, e cila i amniston ushtarët e UÇPMB-së nga “krimet e luftës”.(Ky lloj aministe asnjëherë nuk u respektua nga ana Serbe, pasi që arrestoi dhe përndjeku shumë ushtarë dhe sot e kësaj dite disa ushtarë të UÇPMB-së vuajnë dënimet në burgjet Serbe si dhe shumë të tjerë nuk kanë drejtë të rikthehen në shtëpitë e tyre, për arsye se ende janë në përndjekje nga policia Serbe.)

21 Maj, 2001 (Foto 4) lëshohet edhe një njoftim të cilën e nënshkroi edhe Pieter Feith i cili ishte përfaqësuesë i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e cila e siguronte se Shqiptarët nuk do të arrestohen dhe rrugëdalja e vetme ishte Amnistia.