Ky është momenti tronditës ku një kalë i Gardës së Mbretit Charles kafshon një turiste teksa pozon për një foto. Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale me mbi 855,000 shikime, tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit ndërsa pozon.
Kali më pas kthen kokën drejt gruas përpara se të nguli dhëmbët në fustanin e saj. E frikësuar turistja pengohet mbrapa dhe për pak sa nuk rrëzohet.
Kafsha, e hipur nga një anëtar i kalorësisë shtëpiake, ishte vendosur pranë një tabele që paralajmëronte vizitorët: ‘Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.’
Pavarësisht se shumë i konsiderojnë ato si atraksione turistike, Garda e Mbretit përbëhet nga ushtarë elitë të cilët kanë për detyrë të mbrojnë jetën dhe pronat e monarkut.
I know I shouldn’t laugh 😂 pic.twitter.com/tcqKNFZs6P
— Darren Grimes (@darrengrimes_) May 21, 2024