Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe informacionet e fundit se për Erion Veliajn, SPAK po kërkon informacion nga bankat dhe institucionet.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala është shprehur ndër të tjera se Erion Veliaj nuk mund të qëndrojë në krye të detyrës, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si të paaftë.
Klodiana Lala: Janë tre drejtorët më të rëndësishëm të zotit Veliaj dhe Veliaj u ka firmosur edhe leje ndërtimi për kompaniën 5D. Tre drejtorët më të rëndësishëm, Molla, Qato dhe Tusha. Dy të parët në paraburgim, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Kompania 5D ka marrë, jo vetëm tendera, por edhe 3 leje ndërtimi të firmosura nga zoti Veliaj. Minimalisht more Plarent Ndreca, histori politike dhe morale ka. Nëse Veliaj ka qenë kaq i paaftë dhe të firmosë… Ndërkohë për ne di ku hamë, ku pimë, çfarë bëjmë. Çon urdhëra në Whatsapp që të sulmohen këta. Ju keni detyrim moral të thoni, na falni se jemi të paaftë. Por ju e keni harruar institucionin e dorëheqjes. Drejtorët kanë bërë korrupsion miliona euro, Veliaj ishte në “avion” dhe nuk dinte gjë? Nuk mund të qëndrojë në krye të detyrës. Është i paaftë pra!