Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”, të cilët dëshirojnë që lidhjen e tyre ta vazhdojnë edhe pas daljes nga shtëpia.
Mbrëmjen e djeshme ish-banorët e këtij reality shoë u futën në shtëpi duke festuar për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit, në një moment Romeo i tha Heidit të shikojë barkun e rrumbullakosur të Sara Gjordenit e cila është shtatzënë.
“Baçi pas 3 muajsh”, u shpreh modelja, megjithëse konkurrentja tha se ajo është një vajzë tradicionale dhe nuk bën fëmijë pa u martuar.
“Të dielën tjetër dasmën”– tha aktori duke treguar se ka shumë dëshirë që të bëhet baba.
“Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?” u shpreh Heidi, e cila tregoi se nuk është e gatshme që të sjellë në jetë një fëmijë, megjithëse Romeo ka shumë dëshirë.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Të dua shumë
Romeo: Unë më shumë, por shiko Sarën (për barkun e rrumbullakosur)
Sara: Baçi pas 3 muajsh
Vesa: Do ju këndoj në dasmën reale. Kur doni të bëni dasëm
Heidi: Unë jam vajzë tradicionale nuk bëj kështu gjërash para dasmës
Romeo: Kur dalim ne, të shtunën! Të dielën tjetër dasmën
Vesa: Ashtu duhet
Romeo: Se mos është problem të mbledhësh njerëzit, me një kështu (fishkëllen)
Vesa: Do ta bëjë shumë shpejt
Heidi: Nuk i bëj unë këto gjëra pa u martuar tamam
Vesa: Problemin më të vogël nuk e kam
Heidi: Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?