November 28, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, gjykata merr vendimin për babain

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.

 

Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.

 

Ndaj 48-vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.