Gjendet trupi i pajetë i shoferit 22-vjeçar, Fabjol Ibraliut, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se trupi i të riut është gjetur disa metra larg makinës brenda shkurreve e barishteve.
I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.
Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë.