Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Një 56-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës, dhe e ka goditur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonçaj. Sakaq grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
“Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases, 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.