Një debat i nisur mes Robertit dhe Dijonisit agravoi më tej, pasi ndërhyri edhe Albano. Pasi Roberti tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti. Më tej Albano i kërkoi shpjegim Robertit për deklaratën që ai bëri në mëngjes.
Albano: Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove?
Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten?
Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello.
Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello?
Albano: Këtu nuk është familje, është bordello.
Roberti: A mund të futemi pak brenda?
Albano: Pse? Ne po diskutojmë këtu.
Roberti: Kam ftohtë, më do qejfi.
Albano: Tani na e shpjego, ç’ishte kjo? Ka femra këtu, ka burra.
Roberti: Ku prekesh ti nga gjërat që ndodhin në këtë shtëpi?
Roberti u fut brenda, ndërsa fermerët e ndoqën nga pas duke i kërkuar sqarime për deklaratën e tij.