Arbana Osmani do të jetë përsëri pjesë e ekranit. Kjo pasi vetë moderatorja ka publikuar disa foto që ngrenë dyshime.
Fillimisht ajo ndau një postim ku shihet në një studio televizive bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj.
Më pas ka ndarë një tjetër foto, teksa në prehër mban skaletën dhe dallohen këmbët e saj dhe të ftuarës përballë dhe në fund e ka përmbyllur me një fotografi teksa duket publiku.
Por se ku do e shohim Arbanën kjo mbetet për t’u parë.