November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Motra dhe bashkëshorti i saj u vranë në shtëpi në Dropull, gjendet e vdekur motra e Kleoniqi Ilias

Mbrëmjen e sotme mësohet se është gjetur e vdekur, në Bodrishtë të Dropullit, 90-vjeçarja Marianthi Barka, motra e Kleoniqi Ilias. Kjo e fundit u gjet e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji.

 

90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi mësohet se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar. Në vendngjarje aktualisht ndodhen efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.