December 3, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptarja plagos me thikë nënë e bijë

Një 42 vjeçare shqiptare është arrestuar në Pavia të Italisë, nën akuzën e rëndë e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj dy personave.

 

Sipas të dhënave nga mediat fqinje, shqiptarja shkoi mbrëmjen e kaluar në banesën e fqinjëve dhe goditi disa herë me thikë një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

 

Fatmirësisht, plagët që morën dy gratë nuk ishin fatale, por ato ndodhen ende në spital. Ndërkohë që 42 vjeçarja shqiptare u fsheh disa orë pas ngjarjes, por arriti të kapej nga policia

 

Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme, pasi shkaqet e krimit janë ende të paqarta.