December 3, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

“U konsultua me të ëmën”, Flet avokati i Bledar Rakos: Vajza u zu me të atin, se i gjeti sms të pahijshme me një shoqe

Gjykata e Durrësit la sot në burg 48-vjeçarin, Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhënie seksuale me të prej katër vitesh, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sensitivitetit të çështjes.

Fillimisht, i akuzuari u mbrojt me avokat të caktuar nga shteti, por më pas seanca u ndërpre pasi u njoftua se kanë një avokat të marë nga familja. Gjatë seancës, 48-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimin e ngritur nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e një akti të tillë.

Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues mori vendimin “arrest me burg” për Bledar Rakon. Sakaq, në përfundim të masës, një tjetër çështje civile për lëshim urdhër-mbrojtjeje e kërkuar nga vajza u zhvillua në Gjykatën e Durrësit. Por, kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues.

Ngjarja u denoncua para katër ditësh nga vajza 15-vjeçare, e cila i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.

Flet avokati i Bledar Rakos: Gjithcka një trillim nga e bija pas sherrit me të atin!

Menjëherë pas përfundimit të seancës ndaj Rakos, ka folur edhe avokati i këtij të fundit, Ilia Ilia, i cili në një deklaratë për mediat e pranishme jashtë gjykatës së Durrësit ka dhënë versionin e asaj që ka ndodhur.

Sipas Ilias,  vajza ka pasur një përplasje me të atin, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte në telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Ai vijoi më tej duke shtuar se, kjo ka sjellë edhe reagimin e njëanshëm të vajzës që ka çuar deri në atë veprim, që të shpikë për babanë e vet.

Vajza, sipas avokatit, është konsultuar me të ëmën dhe pas bisedës me të, ka komunikuar me psikologen e shkollës, e cila menjëherë ka bërë denoncimin e rastit.

"U konsultua me të ëmën", Flet avokati i Bledar Rakos:

Në foto: Bledar Rako

Pse u rrëzua urdhri i mbrojtjes?

Sepse hoqën dorë, pasi letrat i kishte firmosur Policia e Kavajës dhe i kishte thënë atyre firmosni këto dhe ata nuk kërkuan urdhër mbrojtje. Vetë ata u shprehën dhe treguan të vërtetën që ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte në telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo është e vërteta. Kaq.

Pra, nuk ka pasur abuzim?

Po. Kjo ka sjellë edhe reagimin e njëanshëm të vajzës që ka çuar deri në atë veprim, që të shpikë për babanë e vet. Vajza është konsultuar me të ëmën dhe pas bisedës me të, ka komunikuar me psikologen e shkollës, e cila menjëherë ka bërë denoncimin e rastit.

Po në seancën e urdhrit të mbrojtjes, çfarë kanë deklaruar vajza dhe e ëma e saj?

Në këtë seancë e ëma me të bijën mohuan abuzimin dhe thanë që ky veprim është bërë në mënyrë të pamatur prej saj, të papjekur, në një moment zënieje, grindjeje me të atin. Vajza ka qenë pak e përkëdhelur, pasi edhe në klasë të tretë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka qenë fëmija më i madh dhe kjo ka çuar në atë lloj sjelljeje të saj arrogance me të atin dhe kur ky i fundit nuk ia lejoi më këtë lloj sjelljeje, ajo mori këtë veprim.