December 3, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Vetëplagoset me armë zjarri punonjësi i Gardës së Republikës

Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur me armë zjarri pasditen e së premtes.

Policia bën të ditur se rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në QSUT shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës.

Nga të dhënat e para, sipas policisë, 28-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e shërbimit.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.