Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 makina, që janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e quajtur ‘Plepat’.
Nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur 10 persona, ku mes tyre ka dhe fëmijë. Ndërkohë që një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkaku i aksidentit të rëndë ende nuk dihet, por në vendngjarje kanë shkuar shërbimet mjekësore si dhe autoritetet policore.