November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

E RËNDË/ Gruaja në Librazhd piu helm për shkak të dhunës së bashkëshortit, vihet në pranga 43-vjeçari

Një 43 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga Policia me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes, mbetur në tentativë.

 

Sipas policisë, dyshohet se për shkak të dhunës që ka ushtruar 43 vjeçari ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide.

 

Bëhet me dije se gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëshorti akuzohet për për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

 

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.