Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë, ku një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.
Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj ku ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90-vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.
Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit. Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-vjeçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.