November 28, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

TRONDITET FAMILJA NË ROSKOVEC, gjejnë të pajetë vajzën 17 vjeçe, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Roskovec, ku një 17-vjeçare është gjetur e pajetë.

 

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës, e cila dyshohet se është vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

“Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.