Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka publikuar mëngjesin e sotëm një mesazh nga një qytetar, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ku bën me dije se, mijëra “patronazhistë” janë nisur drejt Milanos, për takimin e sotëm të kryeministrit Rama me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali.
Referuar mesazhit të publikuar nga Berisha në rrjetet sociale, qytetari thotë që pjesë e grupimeve të nisura enkas për këtë takim drejt Milanos janë edhe punonjës të administratës, të bashkisë së Tiranës dhe shumë bashkive të tjera në vend.
“Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e qytetarit digjital, të postuar nga Berisha.
“Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje z. Berisha,
Dua vetem t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e rradhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.
Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.
Ju lutem anonim.
Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Sali Berisha në rrjetet e tij sociale.