December 3, 2024
Bota Lajmi i fundit

Bie zjarr në një spital fëmijësh, humbin jetën 6 të porsalindur

Të paktën gjashtë foshnja të porsalindura kanë vdekur si pasojë e një zjarr të rënë në një spital për fëmijë në kryeqytetin indian të Nju Delhi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Dymbëdhjetë të porsalindur u shpëtuan nga spitali, por gjashtë vdiqën nga zjarri, tha për CNN, Atul Garg, shefi i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi. Një nga foshnjat e shpëtuara është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët po marrin kujdes mjekësor, tha Garg.

Foshnjat e shpëtuara nuk janë identifikuar pasi autoritetet nuk kanë gjetur ende të dhënat e tyre të lindjes, të cilat dyshohet se mund të jenë djegur si pasojë e zjarrit.

Shërbimet e Zjarrfikësve të Delhi-t thanë se mori një telefonatë në orën 23:32 pasdite me orën lokale dhe nëntë zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, ndërsa raportohet se zjarri filloi në një ndërtesë fqinje, por shkaku i saktë i flakëve ende nuk është përcaktuar. Në vitin 2021, 10 foshnja të porsalindura vdiqën nga një zjarr në spital në shtetin perëndimor indian të Maharashtra.