Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë, informon Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.