Studimet dhe rolet në teatër e filma të njohur si aktore
Egla Ceno ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkwang-ut në Esen të Gjermanisë. Ajo ka studiuar për llojin e teatrit të trupit përreth një vit.
Pas Gjermanisë, Egla largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet. Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian shumë të njohur “100 vitrinat“.
Në 2016-ën, mori pjesë në shfaqjen e humorit“M’fal për shprehjen“ me 20 episode e transmetuar në kanalin “T” në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës. Kjo shfaqje trajtonte dukuri shoqërore të ndryshme me sarkazëm dhe nota humori.
Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere.
Bashkë me regjisorin e mirënjohur, Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private “Oaz” në fillim të viteve 2000.
Egla ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj: Seks, përrallë dhe celular (2015), No country for fairy tales (2015), Hije (2016), Shtëpia e Agës (2019), 5 herë jo (2023). Ceno ka pasur një rol të vogël në telenovelën “100 vitrinat“.
Në teatër, disa nga rolet e saj janë: Ars longa, vita brevis (2001), Dashuri në furgon (2002), Shkër…ta me kapele (2014), Made in Albania (2016), Macbeth (2018), Night (2018–2019), Father Sergius (2018), Udha e qumështit (2019), Zyrtarisht beqare (2019), Një madam nga Argjentina (2021).
Gruaja e parë fituese e Big Brother Vip 3
Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, e cila fiku dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Aktorja e madhe është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të këtij “reality show”, që na mbajti të mbërthyer para ekranit, për katër muaj e gjysmë.
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…
Egla e ndau podiumin me një tjetër aktor, që është spikatur për strategjitë e tij të forta në lojë, Juljan Dedën. Tre aktorë ishin finalistët e fundit që mbetën në shtëpi, pasi edhe Romeo Veshaj humbi “betejën” me Eglën, në një televotim kokë më kokë, ndërsa edhe Heidi Baci nuk mundi të triumfojë përballë Julit./Alfapress.al