Një automjet ka shpërthyer nga flakë, teksa ka qenë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës, ndërsa raportohet për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Në automjet po udhëtonin anëtarët e një familje, të cilët sapo kanë konstatuar zjarrin kanë dalë menjëherë nga mjeti.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e situatës është bllokuar qarkullimi për rreth 2 orë.