Televizioni shtetëror kinez ka publikuar një video të animuar ku tregon se si do të kryhet sulmi mbi ishullin e Tajvanit. Në video tregohen goditjet me raketa në pika strategjike dhe sulmi i qyteteve si Taipei dhe Kaohsiung.
Video publikohet ndërkohë që ushtria kineze vijon prej disa ditësh stërvitjet rreth ishullit, të cilin e konsideron si pjesë integrale të veten. Sipas Pekinit kjo stërvitje u bë për të testuar aftësitë e ushtrisë për të marrë kontrollin e ishullit dhe për të ndëshkuar presidenten e re të Tajvanit, Lai Ching-te.
Tajvani ka dënuar këtë veprim dhe ka ngritur avionët luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe për të monitoruar veprimet e ushtrisë kineze.
PLA releases video simulating an all-out attack on Taiwan https://t.co/CapwDFZyds pic.twitter.com/igD0B5Rfby
— Taiwan News (@TaiwanNewsEN) May 25, 2024