November 28, 2024
Bota

E rëndë në Amsterdam, një person vritet pasi u thith nga motori i avionit

Një person është vrarë pasi është thithur në një motor avioni pasagjerësh në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Hetuesit nga policia holandeze kanë thënë se ishte shumë herët për të thënë nëse ky ishte një ‘incident’, apo një vetëvrasje.

 

Ngjarja e rëndë u raportua fillimisht rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, me një foto të postuar në transmetuesin publik NOS që tregon avionin të rrethuar nga kamionë zjarrfikës dhe ambulanca.

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u raportuan se ishin në bordin e avionit Embraer 190 kur personi ra në tehet e turbinës rrotulluese.

 

Fluturimi 1341, i operuar nga linja ajrore holandeze, ishte caktuar të nisej nga Schiphol në Holandë për në Billund në Danimarkë në orën 14:25 të ditës së sotme.

Nga raportimet fillestare ishte e paqartë nëse viktima po udhëtonte me kompaninë ajrore apo punonte në aeroport.