Tre drejtorët e bashkisë së Tiranës në burg, Rama: Bashkohem fjalë e presje me deklaratën e Veliajt
Pas reagimit të Erion Veliajt, në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të bashkisë, edhe kryeministri Edi Rama, ka mbështetur qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës. Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, thotë se është dakord me qëndrimet e Veliajt e shton se mbështetja e tyre për SPAK-un, nuk është propagandë, por vullnet i hekurt politik.