Ministri Hasani në Bruksel: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel.