A nuk është turp t’i presim turistët kështu?!
EDITORIAL MONITOR / Si asnjëherë tjetër në muajt e parë të vitit, vendi është i mbushur plot me turistë. I gjen kudo, në Tiranë duke shëtitur e duke konsumuar në lokale; në Krujë duke vizituar Muzeun; në bregdet, nga Velipoja në Sarandë, duke shijuar ditët e ngrohta; në qytetet tradicionale Gjirokastër e Berat, apo në Alpe.