Leverkuseni përgatit festën, Bayerni tjetër asist me humbjen ndaj Heidenheimit
Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 0-1 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit. “Aspirinat” numërojnë 76 pikë, 16 më shumë se Bayerni ndjekës. Dhe sfida e javës së ardhshme kundër Werder Bremenit në “Bay Arena”, mund të sjellë titullin e parë në histori. Florian Wirtz realizoi me penallti golin e fitores në shtesat e së parës