“Po tolerohet sjellja kriminale”. Sveçla: Qasja e SHBA ndaj Serbisë është e gabuar
Nisur nga qëndrimi i fortë që ka mbajtur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që e tha qartë se bashkëpunimi i tij me qeverinë e Albin Kurtit është i vështirë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se marrëdhënia me SHBA-BE është shumë e mirë, për shkak se palët ndajnë vlera të njëjta.