Nivel i lartë rrezatimi bërthamor në një qytet rus, shpallet emergjenca
Autoritetet lokale të qytetit Kabarovsk, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të zbulimit të një rrezatimi të lartë radioaktiv. Zona e identifikuar, pranë një stacioni elektrik, është vetëm 2.5 kilometra larg nga ndërtesat e banuara. “Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve”, sigurojnë autoritetet lokale.