Më pak ndihma ndaj sektorëve, Industria dhe Bujqësia prodhuan më pak në 2023
Dikur mbanin gjallë ekonominë e vendit, bujqësia dhe industria tashmë prodhojnë më pak se gjithë sektorët e tjerë në ekonominë e vendit. Sektorët ku punojnë gati gjysma e popullsisë dhanë një kontribut negativ në ekonominë e vendit për 2023, përkatësisht me -0.68% dhe -0.69%. Është mungesa e vëmendjes por dhe politikat e ulëta të