Genocidi serb në Kosovë, Kurti: Po përgatitemi që ta akuzojmë Serbinë për krime lufte
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për të akuzuar Serbinë si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Këto komente, Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi. Shefi i ekzekutivit të Kosovës i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohet maksimalisht,