Shqipëria 15 vite në NATO, Rama falenderon DASH për urimin: Nder për ne që qëndrojmë krah për krah me aleatët
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas urimit të DASH për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Rama shprehet në postimin e tij në platformën X, se ky 15-vjetor për Shqipërinë nuk është vetëm një festë për arritjet që vendi ka bërë në të shkuarën, por edhe një