Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 vite vurg 8 shtetas italianë te akuzuar për “fshehje të të ardhurash” dhe “pastrim të parave” përmes call-centerave. Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj të ardhurat e fshehura shkojnë në shifrën 5,7 milionë euro.
Me kërkesë të prokurorisë janë dënuar Benedetto Messina, Davide Osman, Giuzeppe Tortorici, Luca Falcone, Mattia Falcone, Maurizio Giacalone dhe Ana Stoica. Përvec dënimeve me burg, gjykata vendosi mbarimin e statusit juridik për 15 subjekte tregtare, që operonin në fushën Call Center.
Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.
Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.