May 8, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

HISTORIA/ Gazetari italian i “Report” tregon ngjarjen: I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë

Gazetari Sigfrido Ranucci dhe drejtuesi i emisionit Report, ka ndarë ditën e djeshme një histori personale sesi i ka shpëtuar jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë. Në RAI 1, Ranucci tregoi se ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë dhe një motoristi i ishte thyer nofulla. Ai theksoi se iriut kishte prerë arterien femorale, e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, tha ai.

Pasi mësoi që shqiptari ishte paguar për ta vrarë, Ranucci shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë që vetë ka treguar se ngjarja i ka ndodhur në vitin 2020.