May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

“TIMS”/ Gjylameti: Fikeni mikrofonin kur të flas unë! Salianji: Bëni si ekspertë IT se jeni mësuar të fusni duart në buxhetin e shtetit

Një tjetër debat është zhvilluar mes kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, është “përplasur” me deputeten socialiste, Blerina Gjylameti.

Gjylameti i kërkoi që gjatë fjalës së saj, ai të fikte mikrofonin e tij, pasi sipas saj, nuk regjistrohej fjala. Salianji i është përgjigjur duke i thënë se bëjnë si ekspertë IT se “janë mësuar të fusin duart në buxhetin e shtetit”.

DEBATI:

Salianji -Ju doni t’i fusni duart gjithandej ndaj përfundoni kështu, ju mblodhi dje dy orë ai ju vuri dru….

Gjylameti -Duhet ta fikni ju mikrofonin se nuk regjistrohet fjala ime

Salianji -Ju vërtetë mund të bëni si ekspertë IT se keni futur duart, por jo te këto

Gjylameti -Unë nuk e di ku i fusni duart ju, por unë nuk i fus duart në tims

Salianji -Mirë bëni, në buxhet i fusni

Gjylameti -Fikeni mikrofonin se nuk zbardhet fjala kur janë dy mikrofona ndezur