October 2, 2024
Kulturë Lajmi i fundit

Dhuna, letrat e burgut, plumbi e histori të medias për liri… Gazetar në Shqipërinë e tranzicionit

Nga një plumb që u la “dhuratë” në vitin 1998 pranë Radio Televizionit Shqiptar, që u sulmua asokohe, apo përmes një predhe nga Gërdeci, këto janë rrëfimet e një pjese të historisë nëpër të cilën kanë kaluar gazetarët, në përpjekje për të raportuar ngjarjet e një Shqipërie në tranzicion.

 

Objekte që kanë të bëjnë me punën e përditshme të një reporteri, nga kasetat e vjetra e deri tek diktofonët, blloqet e shënimeve apo letrat që shkëmbente Fatos Nano e Martin Leka në qelitë e burgut janë disa nga elementët e një ekspozite që çelur në Kryeministri përcjell mesazhe për lirinë e medias, po aq sa edhe përgjegjësinë në këtë epokë kur rjetet sociale mund të bëjnë çdokënd të ndihet reporter.

 

Nuk ka munguar në ambientet e ekspozitës, kryeminsitri Edi Rama që përtej pjesëmarrjes fizike, rrëfente përmes dy fotografive të dikurshme të faqes së parë në “Koha Jonë”, edhe sulmin e një analisti si ai dikur.