May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lanë, vdes drejtuesi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës.

 

Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në Bërxullë, në drejtim të Rinasit, shtetasi me inicialet Xh.H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

 

Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.