May 13, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Ferrari zbulon “xhevahirin” e ri, traditë dhe inovacion

Një kryevepër mes traditës dhe inovacionit. Ferrari do të thotë motor V12 dhe kështu marka e famshme italiane ka zgjedhur ta quajë makinën e re 12Cilindri (12 Cilindra).

Ky mund të jetë Ferrari i fundit me një V12 dhe drejtuesit e markës kanë dashur të mahnitin të gjithë klientët e tyre duke prezantuar njëkohësisht edhe versionin Spider të kësaj makine. Dy “bisha” në një.

Motori F140HD i montuar në Ferrari 12Cilindri është versioni i ri i V12 ikonë të Maranellos me aspirim natyral, shprehja më e pastër e shpirtit të Ferrarit. Performanca e pashembullt dhe ekskluziviteti e bëjnë atë një trashëgimtar të denjë të berlinetave legjendare që kanë shkruar historinë e kompanisë.

Aerodinamikë aktive me dy kapakë të vërtetë që hyjnë në veprim nga 60 km/h deri në 300 km/h për të garantuar ngarkesën më të madhe të mundshme.

Elegante, por edhe sportive. Duke ruajtur një pamje sensuale, tipike Ferrari, makina e re do të kushtojë 395 mijë euro, ndërsa versioni Spider 430 mijë euro.