May 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Drejtori i CIA: Ukraina mund ta humbasë luftën deri në fund të këtij viti!

Nëse Ukraina nuk merr ndihmën e nevojshme në armatime, do ta humbasë luftën në fund të këtij viti. Ky është paralajmërimi i zymtë dhe më i drejtpërdrejtë i bërë nga drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, William Burns. Deklaratën Burns e bëri përpara ligjvënësve në Capitol Hill.

“Me nxitjen që do të vinte nga ndihma ushtarake, praktikisht dhe psikologjikisht, unë mendoj se ukrainasit janë plotësisht të aftë të mbajnë veten deri në vitin 2024. Pa ndihmë shtesë, tabloja është shumë më e tmerrshme. Ekziston një rrezik shumë real që ukrainasit mund të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024, ose të paktën ta vendosin Putinin në një pozicion ku ai në thelb mund të diktojë kushtet e një zgjidhjeje politike”, tha William Burns, Drejtor i Përgjithshëm i CIA.

Paralajmërimi vjen ndërsa zyrtarët në Kiev flasin për një ofensivë e afërt ruse në verë, e cilado të shihte valë masive trupash që pushtojnë Ukrainën. Mbështetja e Ukrainës tani është më shumë sesa lufta me Rusinë, argumentoi Burns gjatë deklaratës.

Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve për ndihmat ndaj Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit pritet të zhvillohet të shtunën, ndërsa Kryetari i saj Mike Johnson po përpiqet që të binte republikanët për krijimin e shumicës për të kaluar projektvendimin.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar paralajmërime të tmerrshme se vendi i tij do të humbasë luftën nëse nuk merr më shumë ndihmë ushtarake. Si rrjedhojë, qindra biznese ukrainase që prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake janë aktivizuar që nga pushtimi i plotë i Rusisë. Pronarët thonë se kanë grumbulluar paratë e tyre për të mbijetuar dhe po i kërkojnë qeverisë të bëjë më shumë porosi dhe të shkurtojë burokracinë e tepërt rreth shitjeve të armëve.