May 1, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Me kapuç teksa bën foto, kush është personi i dyshimtë në tarracën e Bashkisë së Tiranës

Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve.

Siç shihet në foton e mësipërme, personi ka vënë një kapuç në kokë në mënyrë që të mos njihet nga kamerat dhe qytetarët. Nuk dihet se cili është qëllimi i fotove që personi i futur nga kryebashkiaku Veliaj, po u bënë protestuesve.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes ” 5D”ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.