May 1, 2024
Tirana, Albania
Politikë

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin”, Meta flet për përpjekje për izolimin e tij

Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, por fenomenin. Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij para Komitetit Drejtues Kombëtar, sipas të cilit partitë politike “nuk duhen të jenë si instrumente biznesi për familje të caktuara, përfshirë familjen e Ilir Metës, por edhe për familje të tjera”.

 

“Nepotizmi është problem se vjen nga arroganca. Lidhjet e familjarëve; 3 -4 kryetarë nga një familje; 3-4 këshilltarë nga një familje. Nepotizmi është problem edhe për imazhin e Ilir Metës se janë shokuar të gjithë me pamjet që tregova dje”.

 

Meta theksoi se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje dhe do jetë vota që do të vendose kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

 

“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim”, tha kreu i PL.

 

Duke e cilësuar nepotizmin një problem madhor, që ka përfshirë jo vetëm partinë e tij por edhe institucione shtetërore dhe SPAK-un, Meta foli për përpjekje për izolimin e tij.

 

“Njeriu që kujdesesh për imazhin tim për ta izoluar Ilir Metën për ta futur në kuadrate. Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, ne ekzekutojmë fenomenin se nuk mund të jetë më biznes familjar dhe ne kemi shumë raste të nepotizmit. Ka mendim të mirë për SPAK-un kohët e fundit dhe reformën në drejtësi për ramaformën. Por kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje. Japim sot shembullin se kështu do të jemi nesër në qeverisjen e vendit. Rrethimi i vogël i Ilir Metës mbaroi”.