Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.
“Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! 👶🏼”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark.
Në një postim në InstaStory, ish-Missi ka zbuluar se është vetëm 4 javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh.
Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.
Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.
“Vetem 4 jave qe drita jone eshte mes nesh por gezimi ishte aq i madh sa te dy donim ta ndanim me dashamiresit tane sa me shpejt, e te gezonim ato zemra qe aq fort besuan tek ne e na mbeshteten ne cdo hap. Urojme te kuptoni terheqjen tone sado te paket nga rrjetet dhe emisionet keto kohe. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe per ne eshte edhe arsyeja perse nuk do te kemi nje rikthim ne Big Brother
Mendojme se kemi fituar SHUME me teper edhe se fituesi real i ketij edicioni. Ajo shtepi na forcoi lidhjen e njeri tjetrit prej se ciles sot po krijohet nje fryme tjeter Pjesa tjeter urojme te respektojne kete moment i cili per ne, ne fund te dites mbetet nje tjeter emocion i madh per tu procesuar mes nje vorbulle emocionesh te tjera”, shkruan Sara Gjordeni.