May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

EMRI/ Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, arrestohet në Kapshticë 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari Pëllumb Braçe është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg për veprën penale mashtrimi me pasoja të rënda.

Bëhet me dije se Braçe në vitin 2010 ka përvetësuar një shumë parash me anë të mashtrimit. Me rastin do të merret Gjykata e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar.

I dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç. 

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shk