Kroacia është pajisur me gjashtë avionë luftarakë Rafale. Zagrebi e nënshkroi marrëveshjen me Francën në vitin 2021.
Do të jenë gjithsej 12 avionë Rafale të marra nga Franca, çka do të thotë se pjesën e mbetur të avionëve Kroacia do ta marrë në vitin 2025.
“Me ardhjen e gjashtë avionëve të tjerë dhe kompletimin e skuadronit, ne do të forcojmë pozicionin tonë si një forcë e respektuar ushtarake në rajon”, tha kryeministri Andrej Plenkoviç.
Avionët Rafale u ngritën nga baza ajrore në Bordo dhe hyrën në hapësirën ajrore kroate në perëndim. Fluturimi zgjati një orë e 40 minuta. Ata u sollën nga pilotë kroatë, të cilët u trajnuan për përdorimin e tyre për 15 muaj.
Avionët luftarakë Rafale do të zëvendësojnë njësitë e vjetruara sovjetike MiG-21 të vendit të NATO-s.