June 5, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, pararshikimi i motit për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të jenë hera-herës deri të dendura.

Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërishst qendër do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpjetësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 0 deri 16°C
në zonat e ulëta 2 deri 19°C
në zonat bregdetare 6 deri 19°C