Një aksident i rëndë ka ndodhur në Thumanë pasditen e së hënës.
Një kamion me drejtues shtetasin me iniciale F. Xh. ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.